Ende nuk jemi në korrik, por afati kalimtar i transferimeve është tashmë në aktivitet të plotë.
Ishte përfolur dhe më vonë edhe konfirmuar se Barcelona e ka përfunduar marrëveshjen për Antoine Griezmannin, por tani duket se janë të lidhur edhe më fort me Neymarin.
Futbollisti brazilian është i pakënaqur te Paris Saint-Germain që një kohë të gjatë, dhe është i lidhur rregullisht me një kthim në Camp Nou që prej largimit të tij në vitin 2017.
Tani duket më afër se kurrë, pasi që edhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ia ka hapur dyert e largimit, Neymarit.
Lojtarët aktual të Barcelonës janë dakord që ai të kthehet përsëri në klub, megjithatë klubi tashmë e ka në dorë Griezmannin.
Prandaj, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, duhet t’i peshojë faktet pro dhe kundër që i ka në tavolinë për të dy lojtarët.
Marca i ka dhënë arsyet pro dhe kundër.
1. Ai është golashënues i vërtetuar në La Liga Santander.
2. Çmimi i tij prej 120 milionë eurosh nga 1 korriku është shumë i mirë, duke pasur parasysh tregun.
3. Ai është i uritur për trofe.
4. Ai ka përvojë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.
5. Ai është i gjithanshëm në sulm.
1. Ai nuk e pranoi Barcelonën vitin e kaluar.
2. Tifozët janë kundër blerjes së tij.
3. Dhoma e zhveshjes nuk e mirëpret edhe aq shumë.
4. Ndonjëherë fokusi i tij është shumë më tepër në gjërat jashtë fushës.
5. Ai zhgënjeu sezonin e shkuar.
1. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.
2. Ai e kupton Barcelonën dhe LaLiga Santander nga prania e tij e parë në Spanjë.
3. Ai ka një marrëdhënie fantastike me dy yje në ekip – Lionel Messin dhe Luis Suarezin – dhe një lidhje të fortë me shumë lojtarë të tjerë në dhomën e zhveshjes.
4. Nënshkrimi i tij do të ishte një goditje e madhe.
5. Ai dëshiron të tregojë botën se çfarë mund të bëjë dhe të rimarrë terrenin që e ka humbur sa ishte në PSG.
1. Largimi i tij nga Barcelona i ka lënë shijen të keqe tifozëve.
2. Çmimi dhe paga e tij do të ishin të tepruara.
3. Jeta e tij jashtë fushës mbetet problem.
4. Ai e denoncoi Barcelonën për një pagesë bonus, para se të largohej nga PSG.
5. Ai është lënduar shumë pas largimit në vitet e fundit.
Në votimet që janë mbajtur nga Marca, simpatinë e tifozëve e ka ende Neymar, që udhëheq me 60 për qind. /Telegrafi/