Eros Grezda këtë vit kompletoi transferimin e tij nga Osjeku te gjiganti skocez Glagow Rangers.
Fillimisht nuk luajti shumë derisa mori vetën nga një lëndim që e kishte të trashëguar që nga koha kur luante në Kroaci.
Ai në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj Motherwell, ku skuadra e tij triumfoi me rezultat 7-1, shënoi dy herë dhe asistoi një herë.
24-vjeçari aktualisht është bashkuar me Kombëtaren e Shqipërisë, por në Skoci nuk kanë të ndalur vlerësimet për të.
Sot, Federata e Skocisë ka publikuar dhe formacionin e javës.
Grezdën jo vetëm është në mes 11 lojtarëve më të mirë, por është konsideruar dhe si ylli i këtij formacioni.
Federata skoceze kujton dy golat dhe asistin e lojtarit kuqezi, që sipas tyre e kompletuar paraqitjen.
Ai për trajner te Rangers e ka ish-futbollistin e famshëm, Steven Gerrard.
Rangers aktualisht janë në vendin e tretë me 24 pikë, dy më pak se lideri Celtic. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Oy0_GAZbD2E
https://www.youtube.com/watch?v=pswMwqFXJ9A