Zyrtarizimi i Eros Grezdës te gjigantët skocez të Glasgow Rangers është çështje orësh.
Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore në klubin skocez.
Ai së shpejti do të nënshkruan kontratën me ekipin që drejtohet nga legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard.
Mediat skoceze kanë zbuluar se Glasgow nuk ka hezituar për të paguar klauzolën e largimit të sulmuesit nga Osijeku, që kap shifrën 1.8 milion funte (2 milionë euro).
Gjithashtu dy klubet po negociojnë që skuadra kroate të mbajë 20% të kartonit në rast shitjeje të futbollistit në të ardhmen.
Grezda ka luajtur te Ramiz Sadiku dhe Prishtina kur ka qenë i ri, ndërsa është pjesë e Kombëtares shqiptare.
Ai është një nga lojtarët kryesor të Cristian Panuccit. /Telegrafi/