Telegrafi

Greta pyetet në emision se a është e virgjër

Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë në ekranin e ABC News.

Ajo ka folur për të rejat më të fundit në karrierë, por edhe në jetën e saj. Fatma e ka pyetur se përse deri tani nuk ka deklaruar asnjëherë lidhjet e saj. “A është ende e virgjër Greta?”

Këngëtarja e njohur e ka marrë me shumë sportivitet këtë pyetje, por menjëherë i ka kthyer përgjigje moderatores.

“Vetëm ti ke guxuar të ma bësh këtë pyetje pasi gazetarë të tjerë do të stepeshin”, ka thënë këngëtarjA. Ndërsa situata ka kaluar me shaka mes tyre.

Ndryshe, Greta është duke e shijuar suksesin e bashkëpunimit me Genc Prelvukajn, “Nuk ka dashni”. /Telegrafi/