Site icon Telegrafi

Greta mes muzikës dhe politikës

Këngëtarja Greta Koçi njihet për përkushtimin e saj në aktivitetet politike të PD-së.

E kandiduar për kryetare të forumit rinor të kësaj partie, Greta ditë më parë hoqi dorë nga gara duke i dhënë përkrahje një kandidati tjetër.

Për Telegrafin ajo tha se dorëheqja nga ky post nuk sjell dorëheqjen e saj nga politika ndërsa do të vazhdoj si gjithmonë me muzikën.

“Unë gjatë gjithë kohës kam qenë në muzikë dhe do të jem sërish në të dyja. U dorëhoqa nga gara por jo nga politika”, tha Greta duke mos dhënë detaje rreth arsyeve që sollën deri te ky vendim.

Gjersa tha se do të vazhdoj me kontributin e saj në PD, këngëtarja po punon fort rreth projekteve të reja muzikore.

Një bashkëpunim mes saj, Enit dhe Gold Ag tashmë ka përfunduar realizimin dhe do të publikohet së shpejti i realizuar me videoklip.

Projekti i saj i fundit në bashkëpunim me reperin Gold AG në këngën “Mas miri” është radhitur në mesin e këngëve më të pëlqyera të momentit. /Telegrafi/

Exit mobile version