Telegrafi

Greta Koçi vjen “Përsëri” (Video)

Këngëtarja e njohur Greta Koçi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka publikuar sot (e enjte) projektin e saj më të ri muzikor me titull “Përsëri”.

Kënga e re është një baladë, e punuar bukur dhe thjeshtë nga Genc Prelvukaj, teksa vargjet e tekstit i ka shkruar motra e këngëtares, Eni Koçi.

Klipi këngës e sjell mjaft të veçantë Gretën, me skena vjeshtore dhe plot stil, ndërsa mahnit me pamjen dhe bukurinë e saj.

Greta Koçi me plot stil në klipin e ri “Përsëri” (Foto: YouTube)

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni Black Fish Entertainment.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja Koçi u ka treguar fansave të saj se kjo është një këngë shpirti, e kënduar me plot ndjenjë dhe që shpreson të pritet mirë nga fansat.

E njëjta këtë vit ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor, ndërsa jo pak herë është bërë edhe temë e medieve rozë. /Telegrafi/