Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e përditshme.
Së fundmi, me opsionin e ri të rrjetit social Instagram, ajo ka vendosur t’u parashtrojë fansave një pyetësor lidhur me fakte rreth saj.
Njëra ndër pyetjet ishte që ata t’ia qëllojnë se nga çfarë kishte fobi këngëtarja, e cila kishte vendosur tri opsione: lartësitë, errësirën apo minjtë.
Megjithëse pjesa dërrmuese mund të jenë të orientuar nga lartësitë, Greta ka befasuar duke treguar se fobia e saj më e madhe janë minjtë.
Duket se këngëtarja është nga ata njerëz, e cila nuk i duron aspak minjtë dhe irritohet me prezencën e tyre. /Telegrafi/