Telegrafi

Greta Koçi sjell në versionin ‘remake’ këngën “Dola n’penxhere”

Greta Koçi (Foto: YouTube)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi, ka publikuar këngën e re.

“Dola n’penxhere” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar edhe me klip.

Artistja ka bërë një performancë të mrekullueshme, ndërsa është shfaqur në skena mjaft atraktive.

Greta Koçi (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar Armand Tribecka, ndërkohë që për muzikën është përkujdesur “United Records”.

Kjo njëherësh është një ‘remake’ modern i këngës “Dola n’penxhere”, e që më parë u këndua nga emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për klipin është përkujdesur produksioni nga Shqipëria, “Max Production”.

Greta përndryshe vazhdon t’i qëndrojë besnike stilit të saj si në këndim e veshje, e cila tashmë veçse ka fituar zemrat e publikut. /Telegrafi/