Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi, është në përgatitje të projektit të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër të klipit, në të cilën vjen në formë të mahnitshme.
“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Në bazë të fragmentit të shkurtër, Koçi shfaqet me një paraqitje tejet ekstravagante.
Projekti po ashtu mezi po pritet edhe nga fansat e 29 vjeçares, të cilët reaguan në masë të madhe në hapësirën për komente.
Sa i përket prurjeve muzikore, “Lum kush m’ka” mbetet kënga e fundit e Gretës me mbi pesë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/