Telegrafi

Greta Koçi publikon klipin e ri “Aman”

Foto: Greta Koçi/Instagram

Këngëtarja Greta Koçi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Aman” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.

Muzika është punuar nga Anxhelo Koçi, gjersa incizimi është bërë në studion United Records.

Foto: Greta Koçi/Instagram

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft tërheqëse në interpretim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Black Fish Entertainment.

Greta është shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku.

Ajo nuk mungon edhe nëpër koncerte, duke tentuar të jetë gjithë sa më pranë fansave të saj. /Telegrafi/