Telegrafi

Greta Koçi paralajmëron se po sjell videokëngën e re

Edhe një këngë e re do t’i bashkohet numrit të madh që kanë ardhur kohët e fundit.

Greta Koçi duket se është në përfundim e sipër të videokëngës së re që do ta publikojë shumë shpejt.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një video të shkurtër të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft festive.

“Po vjen së shpejti. Kënga e re. Videoja e re”, ka shkruar shkurt ajo në rrjetet sociale duke mos dhënë shumë detaje.

Theksojmë se projekti i fundit i sjell para tre muajve, “Mos m’thirr” është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.

Lexo po ashtu Greta Koçi tregon se pse hoqi dorë nga politika

Ndërkohë, bukuroshja për mediat shqiptare kishte treguar arsyen se pse është larguar nga politika.

Ndryshe, Bleta do të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/