Telegrafi

Greta Koçi paralajmëron projektin e ri muzikor, publikon një pjesë të shkurtër të videoklipit

Greta Koçi ka finalizuar projektin e ri muzikor të cilin e ka realizuar edhe me videoklip.

Përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it, këngëtarja nga Shqipëria ka zbuluar pak nga kënga e re, duke bërë të ditur edhe datën e lansimit.

Kënga e re e artistes mban titullin “Spo m’le nana”, ndërsa pritet të publikohet nesër (20 nëntor).


“Spo m’le nana. Nesër ora 23:59”, ka shkruar Greta në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që Greta ditë më parë ka publikuar një potpuri muzikore në bashkëpunim me këngëtarin  e mirënjohur, Afrim Muqiqi.

Ndërsa, këngëtarja po vazhdon të jetë aktive edhe me koncerte, sidomos në diasporë. /Telegrafi/