Telegrafi

Greta Koçi konfirmon se është martuar, flet për jetën në Austri

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi krahas karrierës muzikor është mjaft e përfolur edhe për jetën private.

Prej kohësh është komentuar për një romancë dhe madje edhe martesë, por vetëm së fundmi këngëtarja ka konfirmuar një gjë të tillë.

E ftuar në emisionin “Abc e pasdites”, Greta ka zbuluar se është zyrtarisht e martuar dhe bashkë me bashkëshorti ajo jetojnë prej kohësh në Austri.

Foto: Greta Koçi/Instagram

“Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri”, ka konfirmuar këngëtarja.

Ajo tutje tha se po e shijon pafund fazën e re të jetës, ndërsa bëri të ditur se personi që ia ka rrëmbyer jetën është me prejardhje shqiptare.

Foto: Greta Koçi/Instagram

“Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar”, ka thënë Greta.

Ndryshe, kujtojmë që para pak ditësh këngëtarja ka publikuar projektin e ri muzikor “S’po m’len nana”, që erdhi i vizuelizuar edhe me klip. /Telegrafi/