Këngët e saj të para kanë qenë po aq të suksesshme sa dhe në ditët e sotme, por kjo sigurisht ka ndodhur me ndihmën e prindërve të saj. E ftuar në ‘E Diell’, Greta Koçi ka treguar se prindërit kanë qenë një mbështetje e madhe për të.
“Unë atëherë isha shumë e vogël, nuk e kuptoja çfarë do të thoshte të ishe i famshëm. Babi im që menaxhonte më thoshte: ‘Ty nuk duhet të të shohin kudo’”.
“Këtë strategji e përdorin dhe të huajt dhe unë as kontakt me kolegët nuk kisha. Që do të thotë, ata ishin në një tavolinë, unë hyja me dy truprojat dhe shkoja në një dhomë tjetër. Kjo më ka ndihmuar të ruaj raporte shumë të mira, ndodh dhe me njerëzit e thjeshtë”, është shprehur ajo, citon Top Channel.
Për sa i përket ‘zhveshjeve’ të saj nëpër fotografi apo videoklipe, këngëtarja është shprehur se ndryshe nga motra e saj, këto gjëra nuk i shkojnë dhe as nuk janë në tipin e saj. Po çfarë mendon Greta për klipet e saj të para?
“Nuk i pëlqej fare. I them vetes sa fshatare paskam qenë, si më paskan dashur kaq shumë. Mbaj mend që te kënga ‘Kush ka faj’ me Erjon Korinin, regjisori donte të më vinte në krevat, por mami nuk donte në asnjë mënyrë. Vërtet e realizuam këngën të mbështetur te shtyllat, por bëra bingo se”, ka treguar duke qeshur Greta, e cila shquhet gjithmonë për çiltërsinë e saj në intervista.