Telegrafi

Greta Koçi bën të ditur gjininë e fëmijës në pritje

(Foto: gretakoci1)

Tash e një kohë është raportuar se Greta Koçi është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Para disa ditësh, këngëtarja filloi të publikonte sekuenca nga festa e zbulimit të gjinisë së fëmijës.

Në një nga postimet, ajo i kishte pyetur fansat: “Si thoni ju? Vajzë apo djalë?”, ndërsa në një publikim tjetër kishte shkruar: “Në pritje të ëmbël… Më e lumtur se kurrë”.

Dhe gjatë ditës së mërkurë, Greta ka vendosur ta tregojë gjininë e fëmijës në pritje.

“Është djalë. Faleminderit nga zemra të gjithëve për urimet tuaja”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. /Telegrafi/