Këngëtarja e njohur Greta Koçi aktualisht është duke qëndruar në Amerikë, bashkë me motrën e saj Enin.
Kohëve të fundit ajo ka rënë shumë në sy për setin e ri fotografik, në të cilën u shfaq më joshëse se asnjëherë më parë.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan herë pas here me fansat fotografi nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka vizituar një nga qendrat tregtare të Chikagos, ku është futur në ‘dyqanin’ e një magjistari.
Greta ka parë brenda ambientit disa objekte të ndryshme, të cilat magjistarët i përdorin për të bërë numrat e tyre, ndër to edhe sferën magjike.
Në video, ajo shfaqet duke prekur me dorë sferën e cila është e lidhur me energji, teksa për herë të parë pati rastin të ‘bëjë’ magji. /Telegrafi/