Telegrafi

Greta: Kënga ime e re, muzikë e pastër nga shpirti (Foto)

Këngëtarja Greta Koçi nesër (e enjte) do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila është punuar në studion “Black Fish Entertainment”.

Greta ka publikuar një fotografi nga klipi në llogarinë personale në Instagram, me ç’rast ka njoftuar edhe fansat se projekti që do të sjellë nesër, është një projekt i ndjerë nga shpirti.

“Nesër do të lansohet kënga dhe klipi im i ri #Përseri. Nesër do të dëgjoni muzikë nga shpirti…E ndjerë dhe e kënduar me zemër ,nga unë…për të gjithë ju. Uroj të jetë kënga që do të godasë zemrat tuaja..Jeni gati për nesër?” (sic.), ka shkruar Greta në Instagram.

Nga fotografia, duket se bëhet fjalë për një klip vjeshtor, në të cilin Greta do të vijë mjaft me stil dhe e kuruar në detaje. /Telegrafi/