Dyshja e famshme, këngëtarja Greta Koçi dhe reperi Gold Ag kanë realizuar bashkëpunimin e parë muzikor.
“Mas miri” titullohet kënga, të cilën artistët e kanë realizuar edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.
Reperi Gold Ag, përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar fansat se videoklipi do të publikohet sonte rreth orës 20:00 dhe ai edhe e mbajti premtimin.
Ky projekt vjen vetëm pak ditë para atij që rep artisti ka realizuar me këngëtaren Arta Bajrami dhe Don Arbas, këngë kushtuar kombëtares, e cila do të publikohet ditën e martë. /Telegrafi/