Xhuli Nura vazhdon të ketë përplasje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova me thuajse të gjithë banorët.
Ajo së fundmi është përfshirë në një debat me modelen Gresa Hoti, nga e cila nuk munguan ofendimet në drejtim të saj.
Kjo fillimisht nisi pasi modelja nga Drenica ndërhyri në një bisedë të Gresës me Mbresën, teksa tha se po e përdor ankthin për lojë.
Gresa më pas e quan Xhulin njeri pa ndjenja dhe që nuk i intereson asgjë tjetër, veç vetes.
“Je pa ndjenja, nuk të intereson për asgjë. Nxjerr gjëra që të dalësh mirë për vete. Më mirë të jem kështu se sa ta humbi fytyrën sikur ti. Të pëlqen të viktimizohesh. Vetëm gënjeni, i ndërroni fjalët”, u shpreh ajo.
Tutje, bukuroshja që jeton dhe vepron në Itali e quajti modelen një ‘kukull të fëlliqur’.
“Më e zeza je prej të gjithëve. Arrogante, e paedukatë. Kukull e fëlliqur”, vazhdoi ajo.
Theksojmë që finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet më 17 mars (e premte). /Telegrafi/