Ditë më parë, këngëtarja e njohur Gresa Behluli tregoi një pjesë të vellos së saj, me çka edhe bëri të ditur se edhe po martohet.
Ajo do t’i japë fund beqarisë më 30 mars në një dasmë të madhe me plot të ftuar, që do të mbahet në Prishtinë.
Vajza e këngëtares së madhe, Shkurte Fejza, së fundmi ka festuar edhe festën e beqarisë, shoqëruar nga motrat dhe miket e saj më të mira.
Ka qenë motra e Gresës, Agnesa, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga festa e beqarisë, ku duket t’ia kenë kaluar shumë mirë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
“Një nuse e ardhshme” ishte shiriti që secila nga të ftuarat në festë, kishin vënë në shenjë respekti për Gresën, e cila do të martohet në pak ditë.
Ndërkohë, vet këngëtarja Behluli është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në natën e saj të beqarisë. /Telegrafi/