Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ajo në shumicën e rasteve këndon në krah të nënës së saj, Shkurte Fezja, gjersa njihet edhe për projektet muzikore solo.
Gresa prej tri vitesh është e martuar me Lulzim Ibrahimin, por që paraqitjet e përbashkëta para kamerës i kanë të rralla.
E për këtë këngëtarja Behluli ka një shpjegim, të cilin ia ka dhënë një prej fansave të saj që e ka pyetur në InstaStory, se pse nuk e shfaq burrin kurrë në fotografitë që publikon në rrjetet sociale.
“Sepse të gjithë njerëzit nuk e kanë dëshirën e flaktë për të dalë në portale…ai më ka zgjedhur si një çikë të mbarë e me blera, jo për që të bëhet fytyrë publike…ai e respekton jetën time si artiste, unë duhet ta respektoj dëshirën e tij për të mos u ekspozuar. Edhe krejt në fund, të dy jemi të lumtur”, ka qenë përgjigja e Gresës.
Gjatë këtyre ditëve, Gresa me nënën e aj, Shkurte Fejza, u vunë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të një reagimi që kjo e fundit bëri në rrjetet sociale, ku kritikoi organet qeverisëse se nuk po i mbështesin artistes gjatë krizës pandemike të shkaktuar nga virusi COVID-19. /Telegrafi/