Telegrafi

Greqia ua tregon muskujt Maqedonisë dhe Turqisë?

Ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos, ka urdhëruar manovra ushtarake mbi rajonin e Idomenit, që konsiderohet si një përgjigje ndaj aktiviteteve të policisë maqedonase, e cila ka përdorur gaz lotsjellës, shok-bomba dhe plumba gome, në territorin grek, në tentimet për të penguar refugjatët të shpërthejnë gardhin metalin dhe të kalojnë në territorin maqedonas, tranasmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo manovër ushtarake do të bëhet edhe mbi detin Egje, më saktë mbi ishulli Hios, dhe kjo vjen pas shlekjes së hapësirës ajrore greke nga ana e aeroplanëve ushtarak turk.

Menjëherë, pas këtij vendimi, rreth orës 11, me kohën lokale, mbi Idomeni kanë fluturuar aeroplanë ushtarakë grek dhe helikopterë të ushtrisë greke./Telegrafi/