Site icon Telegrafi

Greqia do të vendos autoparlant në kufirin me Maqedoninë

Qeveria greke tha se do të vendos altoparlant në kufirin me Maqedoninë me qëllim për të bindur mijëra refugjat dhe emigrant, të cilët janë atje, për të injoruar zërat se, rruga e Ballkanit në Evropën Qendrore do të rihapet, raporton BTA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbi 15 mijë persona, ose një e treta e emigrantëve të bllokuar në Greqi, refuzojnë të zhvendosen në qendrat që ka përgatitur qeveria dhe qëndrojnë në kufi me Maqedoninë dhe portin e Pirejës, në afërsi të Athinës.

Zëdhënësi i Zyrës për koordinimin e politikave të migrimit politik, Јorgos Kiricis tha se autoritetet janë duke luftuar për thashethemet e rreme në rrjetet sociale se kufijtë përsëri mund të jenë të hapura.

‘Njerëzit të cilët janë nën tension dhe jetojnë në kushte të vështira, marrin deklarata të rreme…kur njerëzit janë të dëshpëruar, përhapin thashetheme si flakë mali’, tha Kiricis për televizionin shtetëror. /Telegrafi/

Exit mobile version