Katër persona, pjesë e një grupi që merrej me trafik të lëndëve narkotike, është goditur së fundmi nga autoritetet greke.
Mësohet se mes tyre tre janë shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm në rajone të ndryshme të Atikës, dhe në ishuj të tjerë.
Ata janë të moshës 14, 33 dhe 36 vjeç.Policia ka identifikuar në mënyrë specifike, dhomëza të posaçme nëpër makina për transportin e drogës. Në të njëjtën kohë, ishin krijuar zona të posaçme për fshehjen e lëndës narkotike dhe parave.
Pas kontrolleve nëpër banesa, makina dhe vende të ndryshme të dyshimta, u bë e mundur sekuestrimi i rreth 4 kg kokainë, kanabis, një shumë e madhe parash, katër automjete private, dy motoçikleta, dy peshore precize, dhjetë telefona celularë dhe një numër të madh pakosh për paketimin e drogës. /noa.al/