Site icon Telegrafi

Grenell: Takimi në Washington do të mbahet me Hotin e Vuçiqin

Takimi i planifikuar në Washington me datë 27 qershor do të mbahet, megjithëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka anuluar pjesëmarrjen pas njoftimit se kundër tij ka ngritur aktakuzë Prokuroria Speciale.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, nikoqiri i këtij takimi, i dërguari i posaqëm i për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë se takimi do të mbahet me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lexo po ashtu Thaçi anulon udhëtimin në Washington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar të mërkurën pasdite se i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte. /Telegrafi/

Exit mobile version