Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai ka shkruar se me këto zgjedhje i është dhënë një leksion kryeministrit Albin Kurti.
Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti mori këtë rezultat ngase refuzoi projektet amerikane.
Ai ka shtuar se presidentja Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-ve se ajo nuk është dakord me Kurtin për këto çështje.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, shkroi Grenell./Telegrafi
Kosovo people have sent a strong message to @albinkurti that it is unacceptable to reject the U.S., clean renewable energy & the Economic Normalization Agreements signed in the Oval Office.@VjosaOsmaniPRKS has also made it clear to the U.S. that she doesn’t agree with Kurti.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 15, 2021