Site icon Telegrafi

Grenell mirëkupton vendimin e Hotit, thotë se do të ricaktohet së shpejti takimi tjetër në Washington

I dërguari i posaçëm i për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëkuptuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për anulimin e udhëtimit në Washington.

E gjithë kjo pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se po punojnë për të caktuar datën e re të takimit.

“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin  e ri së shpejti”, ka shkruar Grenell, njofton Telegrafi.

Më herët, kryeministri Hoti tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i propozim-aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkaq, takimi në Shtëpinë e Bardhë është parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, pasi Kosova u ka vënë taksë 100 për qind mallrave të importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Exit mobile version