Telegrafi

Greenwoodit i zgjatet paraburgimi pas akuzave shtesë për keqtrajtim seksual dhe kërcënim me vrasje

(Fotomontazh: BenchWarmers)

Futbollistit të Manchester Unitedit, Mason Greenwood, i është zgjatur paraburgimi me dyshimin për keqtrajtim seksual dhe kërcënim me vrasje.

20-vjeçari u arrestua të dielën me dyshimin për përdhunim dhe sulm fizik. Mirëpo Policia e Greater Manchester (GMP) ka njoftuar se i është dhënë më shumë kohë për ta marrë në pyetje, pasi ishte siguruar zgjatje e paraburgimit të hënën.

Arrestimi fillestar ka ndodhur pasi një 18-vjeçare që raportohej si e dashura e tij, Harriet Robson, kishte publikuar fotografi, video dhe audio, duke treguar për dhunën që ia kishte shkaktuar lojtari.

Lexo po ashtu Tërhiqet nga shitja fanella e Greenwood – Unitedi ndërpret shitjen e saj pas akuzave të rënda ndaj futbollistit

Ndërsa, siç njofton BBC, gjyqtarët kishin dhënë një zgjatje të dytë për ta mbajtur atë në paraburgim deri të mërkurën. Një zëdhënës policie ka theksuar se hetimet po vazhdojnë dhe se të lënduarës është duke iu ofruar mbështetje specialistike.

Krahas problemeve me ligjin, karriera e Greenwood është në rënie të madhe. Manchester Unitedi e ka pezulluar, bashkëlojtarët nuk e ndjekin në rrjetet sociale, Nike e ka suspenduar bashkëpunimin, EA Sports e ka hequr nga FIFA 22, si dhe e ka pezulluar shfaqjen në pakot FIFA Ultimate Team dhe Ultimate Draft. /Telegrafi/

https://twitter.com/Adiedo_lentitus/status/1487731615220523010