Talenti i madh, Mason Greenwood ka arritur një rekord të madh me fanellën e Manchester Unitedit.
Unitedi ka marr një fitore të rehatshme 3-0 ndaj Partizanit në Ligën e Evropës të enjten me Greenwood që ka vendosur një rekord të ri të klubit në këtë garë.
18-vjeçari shënoi golin e parë në Old Trafford në minutën e 21-të përpara se të asistojë për Anthony Martialin tek goli i dytë në minutën e 33-të.
Me një gol të shënuar dhe një asistim, Greenwood u bë lojtari më i ri i klubit anglez që ka shënuar dhe asistuar në një lojë evropiane.
Duke vepruar kështu në moshën 18 vjeç dhe 37 ditë, anglezi theu një rekord të mbajtur më parë nga Wayne Rooney, i cili bëri të njëjtën gjë si një 18-vjeçar në shtator të vitit 2004 kundër Fenerbache.
18y 37d – Aged 18 years and 37 days, Mason Greenwood is the youngest player to score and assist in a European game for Manchester United. Prodigy. pic.twitter.com/QvWnsTywwo
— OptaJoe (@OptaJoe) November 7, 2019
Greenwood tani ka shënuar dy herë në Ligën e Evropës pasi gjeti golin kundër Astanas në shtator.
Legjenda Paul Scholes e ka mbështetur adoleshentin duke thënë që ka potencial të bëhet më i mirë përballë golit se Rashford. /Telegrafi/