Site icon Telegrafi

Greenwood merr vendim për të ardhmen e tij pas largimit nga Man Utd

Mason Greenwood raportohet se po kërkon ta bëjë të përhershëm kalimin e tij tek Getafe pasi u transferua tek ekipi madrilen në formë huazimi nga Manchester United.

The Sun ka raportuar se sulmuesit anglez po i pëlqen jeta në Spanjë dhe po shqyrton opsionet e tij për të bërë një lëvizje të përhershme në kryeqytetin e Spanjës.

Sulmuesi i Manchester United u transferua në La Liga muajin e kaluar pasi drejtuesit vendosën se ai nuk mund të vazhdonte karrierën e tij në “Old Trafford” si rezultat i disa veprimeve jashtë fushës.

Ish-reprezentuesi anglez u mor në paraburgim në janar të vitit 2022 pasi u akuzua për kontroll me forcë, sulm dhe tentativë përdhunimi drejt të dashurës së tij. Megjithatë, Shërbimi i Prokurorisë, hodhi poshtë të gjitha akuzat në shkurt pasi dëshmitarët kryesorë tërhoqën deklaratat e tyre.

Greenwood u pezullua menjëherë nga skuadra e Manchester United në pritje të gjyqit në 2022 dhe qëndroi jashtë ekipit deri në fund të sezonit 2022/23.

Sapo “Djajtë e Kuq” njoftuan se Greenwood do të integrohej përsëri në skuadër, klubi mori një reagim të ashpër nga tifozët. Dhe kështu përfundimisht u mor vendimi nga drejtuesit e United, për ta dërguar lojtarin në huazim.

Deri më tani, Greenwood e ka shijuar jetën në Madrid, pasi ka marrë një pritje të ngrohtë nga lojtarët dhe tifozët. Fundjavën e kaluar ai shënoi golin e tij të parë në La Liga, teksa Getafe barazoi 2-2 kundër Celta Vigos.

Tani mbetet për t’u parë nësë Manchester United do ta lejojë atë që të largohet përfundimisht nga “Old Trafford” apo jo./Telegrafi/

Exit mobile version