Site icon Telegrafi

Grealish zbulon atë që u tha Guardiola pasi i dha leksione atij dhe Mahrezit

Pep Guardiola u dha leksion lojtarëve Jack Grealish dhe Riyad Mahrez gjatë fitores emocionuese të Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig të mërkurën mbrëma.

Man City nisi garën evropiane me një fitore të madhe 6-3 kundër RB Leipzig.

Grealish ishte ndër golashënuesit në Etihad, duke shënuar një gol të bukur individual në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Jack Grealish shënoi gol mahnitës në debutimin e tij me Man Cityn në Ligën e Kampionëve

Por, Guardiola nuk ishte i kënaqur me përpjekjet e tij në fazën mbrojtëse dhe i tha atij në një rast në mënyrën që tashmë është parë disa herë nga Pep.

Ai nuk ishte ylli i vetëm i Man Cityt që u desh të merrte instruksionet dhe këshillat e trajnerit, pasi Mahrez gjithashtu mori një leksion.

Një video tregon tashmë momentin kur Guardiola fol me Grealish dhe Mahrez për punën në fazën mbrojtëse.

“Ne folëm në pjesën e parë për mënyrën se si duhej ta bënim atë dhe ata nuk e bënë atë. Por ndodh”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“RB Leipzig janë shumë të mirë, ata janë të rrezikshëm dhe të shpejtë për të sulmuar prapa. Pra, nuk është absolutisht e lehtë ta kontrollosh atë”.

Në anën tjetër, foli edhe anglezi Grealish, i cili zbuloi bisedën e tij me Guardiola.

“Kjo ishte vetëm punë mbrojtëse. Unë nuk do të hyj shumë në të sepse ai mund të dëshirojë të njëjtat taktika për fundjavën!”.

“Kjo është ajo që i pëlqen menaxherit, ai gjithmonë dëshiron më shumë në mbrojtje dhe sulm”.

“Dhe padyshim ai është dikush që unë do ta dëgjoj pas gjithçkaje që ai ka bërë në lojë. Pra, padyshim që ai thjesht po jep informacione të dobishme”, ka thënë Grealish. /Telegrafi/

Exit mobile version