Telegrafi

Grealish ishte arkitekti i fitores ndaj Liverpoolit, momentet kyçe nga loja e tij tregojnë formën fantastike

(Foto: Svreenshot/sportbible.com)

Paraqitja e jashtëzakonshme individuale e Jack Grealish ndaj Liverpoolit e kombinuar me performancën e bashkëlojtarëve të tij, bëri që Aston Villa të regjistronte fitore historike.

Villa e shkatërroi kampionin e Ligës Premier duke e mposhtur me rezultat 7-2 në ndeshjen e të dielës mbrëma në Villa Park.

Ollie Watkins ishte në kryetitujt e gazetave për het-trikun e shënuar ndaj Redsave, mirëpo arkitekti i vërtetë i triumfit ishte Grealish, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në pesë prej shtatë golave (tri asistime dhe dy gola).


Statistikat e Jack Grealish ndaj Liverpoolit:

51 prekje

8 rikuperime

6 duele të fituara

5 shanse të krijuara

3 marrje të topit

3 asistime

3 goditje

2 gola

2 pastrime të topit


22-vjeçari asistoi në dy prej tre golave të Watkins në pjesën e parë, si edhe ishte asistues në golin e Ross Barkley.

Lexo po ashtu Grealish e Watkins më të mirët: Aston Villa 7-2 Liverpool, notat e lojtarëve

Për më shumë, ai e vendosi rezultatin përfundimtar duke shënuar golin e gjashtë dhe të shtatë të Aston Villas, pasi që nuk mund të mungonin golat e tij në performancën fantastike.

Grealish operoi kryesisht në anën e majtë duke e torturuar Trent Alexander-Arnoldin, ndërsa tifozët janë mrekulluar nga paraqitja e tij dhe përfshirja në shumicën e golave. /Telegrafi/