Telegrafi

Gratë në masë të madhe i bashkohen forcave mbrojtëse të Ukrainës – mbi 60 mijë prej tyre pjesë e ushtrisë

Edhe gratë në masë të madhe i janë bashkuar forcave mbrojtëse të Ukrainës, për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse.

Madje shumë prej tyre po i nënshtrohen stërvitjeve më ekstreme, me qëllim që të jenë sa më të përgatitura për vijën e frontit, transmeton Telegrafi.

Ato po vazhdojnë stërvitjet në Zaporizhzhia, ku shumë prej tyre në mënyrë vullnetare i janë bashkuar ushtrisë ukrainase.

Lexo po ashtu Ukrainasit i afrohen istikameve të rusëve, zhvillohen luftime të ashpra – pamje nga fushëbeteja

Sipas të dhënave të ministrisë së Mbrojtjes, mbi 60 mijë gra i janë bashkuar ushtrisë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës.

Gratë janë treguar shumë të zonja në fusha të ndryshme duke filluar nga deminimi e deri të puna e operatorëve të dronëve, me të cilët po gjuajnë makinerinë luftarake të rusëve.

Pamjete publikuara më poshtë shfaqin poligonin në të cilin po stërviten ukrainaset, që me çdo kusht ta dëbojnë ushtrinë e Vladimir Putinit nga Ukraina. /Telegrafi/