Telegrafi

Gratë bëjnë që Pique të mos jetë i ftuar në dasmën e Messit (Foto)

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, nuk është ftuar në dasmën e Lionel Messit, për shkak të një problemi personal ndërmjet Shakiras dhe gruas së ardhshme të argjentinasit, Antonella Roccuzzo.

Sipas El Pais, e fejuara e Messit ka qenë shoqe e ngushtë me ish-të dashurën e Pique, Nuria Tomas dhe nuk ishte e kënaqur për mënyrën si ndërhyri këngëtarja kolumbiane në lidhjen mes tyre.

Gerard Pique dhe ish e dashura, Nuria Tomas

Spanjolli është takuar me Shakiran gjatë kohës sa ishte në lidhje me Nurian, kur mori pjesë në videoklipin e këngës “Waka Waka” (kënga zyrtare e Kampionatit Botëror 2010).

Partnerja e Messit kishte vazhduar shoqërinë me ish-të dashurën e Pique edhe pas ndarjes së tyre dhe kjo ka bërë që të mos miqësohet me Shakiran dhe mes tyre të mos ketë shoqëri.

Dy ‘armiket’

Në këtë mënyrë, mbrojtësi spanjoll do të mungojë në dasmën e shokut të tij të skuadrës. Sidoqoftë, kjo gjë nuk ka ndikuar në raportin e dy futbollistëve në fushë.

Messi akoma nuk e ka zyrtarizuar datën e martesës me Antonellan, por pritet që dasma të mbahet kah mesi i muajit qershor. /Telegrafi/

Dy çiftet e njohura