Site icon Telegrafi

Granit Xhaka i emocionuar për takimin ndaj Baselit dhe Taulantit (Foto)

Sonte (e martë) do të luajnë Arsenali dhe Baseli në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve.

Nga minuta e parë për zviceranët pritet të luajë Taulant Xhaka, ndërsa për Topçinjtë mesfushori Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Wenger: Xhaka mund të sjellë një ekuilibër midis sulmit dhe mbrojtjes

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është shumë i emocionuar për takimin ndaj ish-klubit dhe ndaj vëllait.

“Hej Basel, djali juaj është rikthyer përsëri. Dita e takimit më emocionale për mua. Të luash kundër klubit që unë u linda si lojtar, në stadiumin ku çdo gjë filloi dhe për të tretën herë këtë vit do të luaj kundër vëllait dhe kjo më jep një ndjenjë speciale”, ka shkruar Graniti. /Telegrafi/

Exit mobile version