Granit Xhaka ka thënë se është i lumtur që ka arritur të fitojë ndeshjen e parë.
Ai foli edhe për Taulantin, ndërsa vlerësoi disa lojtarë të Shqipërisë.
“Lojë e vështirë dhe e rëndësishme. E kemi ditur që Shqipëria është e mirë dhe kishte shumë shikues. E kemi merituar fitoren dhe jam i gëzuar”.
“Pak më vështirë është të luajmë me 10 kundër. Shqipëria janë kompakt dhe kanë lojtarë të shpejtë si Sadiku, Lenjani, Roshi. Kemi pasur raste të japim edhe golin e dytë, por edhe me 1-0 jemi të kënaqur’.
“Edhe për mua edhe për Taulantin ishte ndeshje emocionuese. Kanë folur dhe kanë shkruar shumë për ne, me rëndësi është që të dytë e kemi jep maksimumin”.
“Ishalla shkon edhe Shqipëria tutje në rundin e ardhëm. Me Francën vështirë e ka Shqipëria, por nëse luajnë kështu është mirë. Ne jemi të koncentruar për ndeshjen me Rumaninë”, ka thënë Graniti pas ndeshjes. /Telegrafi/