Telegrafi

Graniti i emocionuar me përballjen ndaj Taulanit

Arsenali ka fituar me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve kundër Baselit në kuadër të Grupit A.

Granit Xhaka i cili këtë takim luajti për 90 minuta, ka thënë se ishte i emocionuar me përballjen ndaj ish-klubit të tij dhe sepse luajti ndaj Taulantit.

Lexo po ashtu Ashtu si në takimin Shqipëri-Zvicër, vëllezërit Xhaka përqafohen dhe shkëmbejnë fanellat (Foto/Video)

Çfarë ndeshje. Çfarë emocionesh të luash ndaj klubit që bërë hapat e parë. Çfarë adrenaline të përballësh më vëllanë. Ndeshje e paharrueshme, çdo gjë perfekte. Faleminderit të gjithëve”, ka shkuar Graniti në Facebook.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti edhe Shkodran Mustafi, i cili ishte një nga më të mirët. /Telegrafi/