Site icon Telegrafi

Graniti e mund gjithmonë, Taulanti: Më besoni, është e vështirë (Foto)

Sonte do të jetë hera e tretë kur Taulant dhe Granit Xhaka do të përballen si kundërshtarë brenda vitit 2016.

Herën e parë ishte në Euro 2016 ku njëri veshi fanellën e Shqipërisë e tjetrit të Zvicrës, ndërsa më pas, në Ligën e Kampioneve ku njëri është kthyer në lider te Bazeli, ndërsa tjetri po kërkon të konsolidohet mes titullarëve te Arsenali.

Lexo po ashtu Granit Xhaka i emocionuar për takimin ndaj Baselit dhe Taulantit (Foto)

Hera e tretë në këtë vit do të jetë përsëri në Ligën e Kampioneve dhe për Taulantin, vëllain e madh, është koha për të kërkuar revansh, pasi ka dalë i mundur në sfidat e mëparshme ndaj vëllait të tij të vogël, transmeton panorama.

Në një postim në rrjetet sociale, Taulanti ka treguar se e pret me padurim duelin në fjalë, por njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se ai mes dy vëllezërve shqiptare, nuk është aspak i lehtë.

“Vëllezërit shqiptarë janë këtu. Është hera e tretë në këtë vit që luaj kundër vëllait tim dhe më besoni, është shumë e vështirë”, ishte komenti i tij që shoqëronte një foto me përmbledhje nga takimi i mëparshëm i të dyve në Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version