Granit Xhaka ka arritur dje në Kosovë.
Mesfushori shqiptar pas përfundimit të evropianit të futbollit dhe disa ditë pushimi nëpër shtetet evropiane, ka zgjedhur që të pushojë në vendlindjen e prindërve, Prishtinën.
Pas pritjes madhështore të fansave të Arsenalit në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari, ai ka pas edhe disa takime të tjera me miq dhe familjar, transmeton Telegrafi.
Një moment prej tyre, ai e ka ndarë edhe me fansat në Instagram. Duket se Xhaka ishte aq i uritur sa që e ka ‘fshirë’ një pjatë me trileçe.
Kujtojmë se Xhaka gjatë paradites ka stërvitur me skuadrën e Prishtinës para fillimit të kampionatit në Ligën Premier. /Telegrafi/