Granit Xhaka u ka uruar fitore Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtë e ka bërë përmes një mesazhi në Facebook, ku ka paralajmëruar se sot do ti shikon dy takimet, përkatësisht Turqi – Kosovë dhe Shqipëri – Izrael.
Gjithashtu Graniti pret të shënojë gol Taulanti kundër izraelitëve.
“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje”, ka shkruar Graniti. /Telegrafi/