Site icon Telegrafi

Granit Xhaka te Roma, duket se klubet kanë arritur marrëveshje

Roma është duke i mbyllur detajet me Arsenalin për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, për një kosto prej 15 milionë  euro plus bonuset.

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, e bëri Xhakën si objektivin e parë dhe më të madhin prej arritjes së tijë në klub.

Oferta fillestare ishte 10 milionë ero, por dhe çmimi i kërkuar nga Arsenali ishte 20 milionë euro, por të dy klubet kanë bërë hapa drejt njëri-tjetrit dhe sipas Calciomercato.com, marrëveshja është afër.

Marrëveshje pritet të arrihet për 15 milionë euro plus bonuse deri në 2.5 milionë euro, që janë të arritshme.

Ashtu si portieri Rui Patricio, Xhaka është gjithashtu i gatshëm të ndërpresë pushimet e tij verore pas EURO 2020 në mënyrë që të jetë pjesë e kampit para-sezonal të Romës.

Lojtari mësohet se do të marr një kontratë katër-vjeçare, me vlerë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version