Telegrafi

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të dytë

Granit Xhaka dhe Leonita Foto: Instagram/granitxhaka

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka dhe Leonita, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vet Xhaka, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai kishte shpërndarë një imazh të portretit familjar, derisa lajmëronte se mezi pret që të vijë në jetë fëmija i dytë.

“Familja jonë e vogël është duke u rritur, mezi presim që të të shohim”, ka shkruar ai në përshkrim.

Çifti i njohur i estradës shqiptare veçse ndajnë një vajzë së bashku, kurse tani familja e tyre po rritet.

Në komente fansat e futbollistit, përshirë edhe kolegë e familjarë e uruan për më mirat në rrethin e tij të ngushtë. /Telegrafi/