Granit Xhaka ka qenë shumë pranë golit në finale të Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit, e cila po zhvillohet momentalisht në Baku.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës me pak fat ka mundur ta kalojë në epërsi skuadrën e tij, Arsenalin.
Ai gjuajti fuqishëm nga distanca, por goditja e tij preku shtyllën dhe përfundoi jashtë.
Ishte minuta e 28-të, kur Xhaka me këmbën më pak favorite të tij të djathtën, nga rreth 35 metra gjuajti nga largësia.
Ndeshja po del të jetë e baraspeshuar me klubeve londineze.
Pjesa e parë mbyllet pa gola. /Telegrafi/