Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është trishtuar nga lajmi i vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Fadil Vokrri vdiq pas komplikimeve shëndetësore duke tronditur mbarë opinionin shqiptar.
Ky lajm natyrisht se ka trishtuar komunitetin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësit e dikurshëm dhe të sotëm të sportit më të bukur.
Është Granit Xhaka ai që ka reaguar në rrjetin social instagram duke shprehur ngushëllimet e tij për kryetarin e ndjerë të FFK-së.
“Ngushëllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë në paqe, legjeda jonë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjeti social Instagram.
Në këtë postim Xhaka ka bashkëngjitur një fotografi nga një moment i takimit me Fadil Vokrrin.
Kujtojmë se në kohën e tij të artë Fadil Vokrri ishte shpallur futbollisti i vitit në ish-Jugosllavi dhe kërkohej nga top skuadrat evropiae. /Telegrafi/