Superylli i Arsenalit, Granit Xhaka, është gëzuar shumë me fitoren e arritur së fundmi ku ai ishte protagonist.
Menjëherë ai ka gjetur kohën për të darkuar me të fejuarën e tij, Leonitën.
Të dy janë shfaqur të buzëqeshur dhe të lumtur në krah të njëri-tjetrit, shkruan Telegrafi.
Granit Xhaka gjithmonë gjenë kohë për të fejuarën e tij.
Ai së fundmi kishte probleme me policinë angleze pasi në tentim e sipër për të pritur mikun e familjes, vëllain e të fejuarës, nga nervoza ka fyer rëndë një punonjëse aeroporti.
Megjithatë, këto telashe tash i ka kaluar Graniti dhe po ashtu i është kthyer fuqishëm edhe paraqitjeve me Arsenalin e pritet të jetë një nga shtyllat e ekipit të tij në pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/