Telegrafi

Granit Xhaka nuk ftohet as për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Guimares

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery nuk e ka ftuar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka për ndeshjen ndaj Guimaresit në Ligën e Evropës.

Arsenali do të luaj sot (e mërkurë) në udhëtim te klubi portugez në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Ky takim zhvillohet nga ora 16:50 dhe klubi londinez pret fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë kualifikimit në fazën tjetër.

Lexo po ashtu Kapiteni i West Hamit, Noble flet fjalë të mëdha për Xhakën dhe e këshillon të largohet nga Arsenali

Trajneri i Topçinjve, Emery ka përpiluar listën prej 18-të futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje.

Në listë vërehet mungesa e shqiptarit, Xhaka, i cili tash e disa ndeshje mbetet jashtë ekipit shkaku i një eksesi me tifozë gjatë zëvendësimit ndaj Crystal Palace.

Lexo po ashtu Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit

Gjatë ditës së martë u raportua gjithashtu se reprezentuesin zviceran i është hequr edhe shiriti i kapitenit, ndërsa i është dorëzuar Pierre-Emerick Aubameyangut. /Telegrafi/