Granit Xhaka ka lëshuar pas vetëm 15 minutash fushën në ndeshjen ndaj Wolves, pasi nuk ndjehej mirë më shëndet.
Zhvillohej minuta e dytë e ndeshjes kur mesfushori i Arsenalit, u ndalu së luajturi për të ndalur pastaj gjyqtari ndeshjen.
Shihej që ai kishte një shqetësim, që nuk kishte të bënte me dëmtimin.
Edhe pse qëndroi disa minuta jashtë, Xhaka u tentua të kthehej, por përfundimisht në minutën e 15-të u largua nga loja.
Asi i Arsenalit u zëvendësua nga nënshkrimi i verës, Fabio Vieira.
Xhaka kishte humbur vetëm 15 minuta nga të gjitha ndeshjet e Arsenalit këtë sezon, duke qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit.
Ende nuk ka lajm zyrtar se për çfarë ndodhi shqetësimi i tij dhe sapo do të ketë do të njoftoheni. /Telegrafi/