Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar pas fitores së Arsenalit në udhëtim te Olympiacosi.
Arsenali ka fituar ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës ndaj Olympiacosit me rezultat 3-1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Youssef El Arabi (58’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Martin Odegaard (34’), Gabriel (80’) dhe Mohamed Elneny (85’).
Kjo fitore e londinezëve ka lënë shije të mirë te mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar rreth këtij triumfi.
“Vërtetë i kënaqur me mënyrën se si e përfunduam atë ndeshje – por ende ngarkon më shumë punë për të bërë javën e ardhshme”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Ndryshe, ndeshja kthyese në Emirates pritet të zhvillohet pas një jave apo më saktë më 18 mars. /Telegrafi/