Sulmuesi i Chelseat, Pierre Emerick-Aubameyang ishte titullar kundër ish-skuadrës, Arsenalit, në ndeshjen e sotme (e diel), dhe të gjithë sytë ishin te shtrëngimi i duarve para fillimit të ndeshjes.
Është e drejtë të thuhet se largimi i Aubameyang nga klubi i Londrës Veriore në fillim të këtij viti ishte i keq.
Pasi ndihmoi Topçinjtë të fitonin FA Cup sezonin e kaluar, yllit nga Gaboni iu hoq shiriti i kapitenit të Arsenalit pas një shkeljeje të disiplinës në dhjetor, me sulmuesin që thuhet se u kthye vonë nga një udhëtim jashtë vendit.
Në javët në vijim, Aubameyang u la jashtë ekipit për disa ndeshje dhe e gjeti veten të ngrirë jashtë planeve të Mikel Artetas në ekipin e parë derisa ai vulosi një transferim në fund të janarit te Barcelona.
Nothing to split us at the break.@WhaleFinApp | #CheArs pic.twitter.com/ChTwwBfLPG
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 6, 2022
Pas gjashtë muajve te Barcelona, Aubameyang nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Chelsean në atë që ishte një lëvizje surprizë këtë verë dhe sot pasdite, ai doli kundër ish-klubit, Arsenalit, në ndeshjen në Stamford Bridge.
Përpara fillimit, sulmuesi me përvojë shtrëngoi duart me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës.
Por sipas pamjeve, ylli shqiptar, Granit Xhaka, ishte i vetmi lojtar i Arsenalit që i dha ish-kapitenit të tyre një ‘përqafim të ngrohtë’ në shtrëngimin e duarve para ndeshjes. /Telegrafi/
Aubameyang with the Arsenal players before kick-off. Gets a hug from Xhaka. pic.twitter.com/JLsLHPs8aA
— Charles Watts (@charles_watts) November 6, 2022