Superylli shqiptar i cili luan për klubin e futbollit anglez, Arsenalin, Granit Xhaka, ka uruar ditëlindjen e bashklojtarit, Mesut Ozil.
Mesut Ozil është futbollist gjerman mjaft i njohur në Gjermani, si dhe një prej yjeve më të mëdha të klubit të tij në kampionatin e Anglisë.
Me t’u transferuar Xhaka te Arsenali, Ozil e ka bërë atë shok, ashtu sikurse shqiptarin tjetër Shkodran Mustafi, shkruan Telegrafi.
Nuk dihet se çka i lidhë Granitin dhe Mesutin, por ata janë miq mjaft të mirë.
“Të dëshiroj më të mirat vëlla. Fitorja pasdite do të ishte dhurata më e mirë për ty. Urime Mesut”, u shpreh Garniti në Instagram.
Arsenali luan nga ora 16:00 ku lojtarët në mesin e të cilëve janë edhe Graniti dhe Shkodrani do të mundohen t’ia dhurojnë një fitore Ozilit. /Telegrafi/